Irani pas sulmeve të SHBA-së: Po rishikojmë negociatat
Teherani po “rishikon” negociatat me Shtetet e Bashkuara në dritën e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mbrëmë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.
Baghaei akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për “shkelje të përsëritura të armëpushimit” dhe tha se diplomacia nuk mund të “zhvillohet në boshllëk”, duke shtuar se “një mjedis minimal në të cilin diplomacia mund të funksionojë” është i nevojshëm që negociatat të përparojnë.
“Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara po e minojnë këtë proces përmes mesazheve kontradiktore, ndryshimeve të shpeshta në qëndrimet dhe kërkesat e tyre, si dhe shkeljeve të përsëritura të armëpushimit”, tha ai, duke shtuar se Izraeli ka treguar gjithashtu keqbesim duke sulmuar vazhdimisht Libanin.
Në shkëmbimin e fundit të zjarrit, Irani mbrëmë tha se nisi sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon, pasi u vu nën zjarr të SHBA-së. Ushtria amerikane tha se kishte përfunduar sulmet kundër Iranit, të cilat sipas saj ishin në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri të Ushtrisë.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android