Irani: Pasurimi i uraniumit vazhdon sipas ligjeve të vendit
Pasurimi i uranimit të Iranit po vazhdon bazuar në kornizën e krijuar nga Parlamenti i shtetit, tha shefi i agjencisë bërthamore, Mohammad Eslami më 27 gusht.
Ai iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarëve nëse Teherani po ngadalëson pasurimin e uraniumit prej 60 për qind pastërti.
“Pasurimi ynë bërthamor po vazhdon bazuar në kornizën strategjike ligjore”, tha Eslami, duke iu referuar legjislacionit përkatës.
Më herët gjatë këtij muaji, Ëall Street Journal raportoi se Irani kishte ngadalësuar ndjeshëm ritmin me të cilin po akumulonte uraniumin e pasuruar dhe kishte zvogëluar rezervat. Këto lëvizje do të ndihmonin në uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe në ringjalljen e bisedimeve për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Më 2020, Parlamenti iranian miratoi një ligj që i kërkonte Qeverisë të ndërmerrte masa sikurse rritjen e pasurimit të uraniumit përtej kufizimeve të vendosura në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nëse palët e tjera në këtë marrëveshje nuk e respektonin atë.
Pasi Uashingtoni u largua nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit, Teherani nisi shkeljen e marrëveshjes.
Irani, që sipas marrëveshjes bërthamore mund të pasurojë uranium deri në 3.67 për qind, më 2021 e rriti këtë nivel deri në 60 për qind pastërti. Kjo nënkupton se shteti i afrohet nivelit të kërkuar për zhvillimin e një bombe bërthamore. Teherani vazhdimisht ka mohuar se synon të krijojë bombë bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë