Irani planifikon të blejë avionë luftarakë Su-35 nga Rusia

11 Mars 2023 | 22:07

Irani ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar Su-35 nga Rusia, tha media shtetërore iraniane të shtunën.

“Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknikisht të pranueshëm për Iranin dhe Irani ka finalizuar një kontratë për blerjen e tyre,” citoi transmetuesi IRIB, shkruan Reuters.

Irani ka kërkuar gjithashtu blerjen e avionëve ushtarakë nga disa vende të tjera, të paidentifikuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei në Teheran korrikun e kaluar, duke theksuar lidhjet më të ngushta përballë presionit perëndimor mbi luftën në Ukrainë.

Irani e ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por thotë se ata janë dërguar përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska vitin e kaluar. Moska mohon që forcat e saj përdorin drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë, megjithëse shumë prej tyre janë rrëzuar dhe gjetur atje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026