“Irani po gjuan kot në ajër” gjenerali: Teherani nuk ka arritur t’i përballojë sulmet

6 Mars 2026 | 21:39

Në një lidhje live për Euronews Albania, në emisionin Balkan Talks me Franko Egron, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastrati, u shpreh se Irani nuk ka arritur t’i përballojë të gjitha sulmet që Izraeli dhe SHBA kanë kryer ndaj tij.

Sakaq, Kastrati u shpreh se, edhe pse Irani ka një kombinim të teknologjisë kinezo-ruse, SHBA ka arritur të shkatërrojë zinxhirin komandues ushtarak dhe atë politik, dhe si pasojë e kësaj Irani po sulmon vende të tjera, si Dubai dhe Abu Dabi.

“Objektivat që kanë pasur për qëllim Izraeli dhe SHBA në përgjithësi janë arritur rreth 70% dhe tani do të kemi një fazë të rritjes së intensitetit të tyre, jo vetëm me raketa me rreze të gjatë, por tashmë do t’i kemi edhe aeroplanët amerikanë dhe izraelitë mbi tokën dhe kufijtë e ushtrisë iraniane.

Pa marrë parasysh që ka pasur kombinime të teknologjisë kinezo-ruse, Irani nuk ka arritur as përafërsisht t’i përballojë të gjitha sulmet e fuqishme dhe të furishme të SHBA-së. Por mos harrojmë një gjë, që në minutën e parë SHBA kanë asgjësuar dhe kanë shkatërruar plotësisht zinxhirin komandues ushtarak dhe atë politik të Iranit.

Duket që Irani është duke goditur jo me një planifikim shumë të qartë, jo me caqe që normalisht ushtarakët i godasin, por është duke goditur në Dubai, Abu Dabi dhe përreth shteteve të rajonit të Iranit”, u shpreh Kastrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026