Irani reagon për sanksionet: Dënojmë vendimin, Tirana viktimë e SHBA

10 Shtator 2022 | 15:53

Teherani ka reaguar për sanksionet e shpallura një ditë më parë nga Washingtoni. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani dënoi me forcë vendimin e Uashingtonit për të vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare të Teheranit për përfshirje në sulmin kibernetik që Shqipëria përjetoi korrikun e kaluar, si dhe përfshirjen në aktivitetin kibernetik kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Mbështetja e menjëhershme e SHBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Uashingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi.

Ai shtoi se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grupi terrorist që i kanë trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike.

“Strehimi i i grupit terrorist nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë  për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit”. Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, nënvizoi Kan’ani.

Pak ditë më parë ai  cilësoi të pa mend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike më Shqipërinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026

SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet

Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin të dielën në mëngjes, pas një sulmi iranian ndaj një anijeje me kontejnerë në Ngushticën e Hormuzit, e cila mori...
18:56 | 12/07/2026