Irani refuzoi inspektimet e IAEA-së në centralet bërthamore, Trump: Ata kanë rënë dakord
Irani ka rënë dakord për “nivelin më të lartë të inspektimeve bërthamore për një periudhë shumë të gjatë në të ardhmen”, pretendoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social.
Presidenti amerikan tha se kjo masë do të sigurojë atë që ai e quajti “ndershmëri bërthamore”.
“Nëse nuk do të binin dakord për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme!”, tha ai.
Trump tha se bisedimet mes SHBA-së dhe Iran “po ecin mirë” dhe se, për shkak të marrëveshjes së Iranit për inspektimet bërthamore dhe “lëshimeve të tjera të rëndësishme”, ai ka rënë dakord të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, pa një bllokadë detare nga SHBA-ja.
“Pavarësisht protestave dhe deklaratave të tyre të rreme për të kundërtën, së bashku me daullet e Lajmeve të Rreme, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta bërë Fitoren e SHBA-së sa më të vogël dhe të parëndësishme të jetë e mundur, Irani ka rënë dakord plotësisht për inspektime bërthamore të nivelit më të lartë në të ardhmen (Pafundësi!!!). Kjo do të sigurojë “Ndershmërinë Bërthamore”. Nëse ata nuk do të bien dakord për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme! Bazuar në këtë dhe lëshime të tjera të mëdha që po bëhen nga Irani, unë kam rënë dakord të lejoj që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e HAPUR, pa bllokadë të mëtejshme detare. Megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në vend nëse do të jetë e nevojshme të rivendoset bllokada, gjë që duket, në këtë pikë, shumë e pamundur. Paratë dhe/ose Sanksionet që Thesari i SHBA-së po lëshon shkojnë në depozitë, të kontrolluara nga SHBA-të, dhe do të përdoren për blerjen e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë misër, grurë dhe sojë nga fermerët tanë të shkëlqyer amerikanë. Këto janë gjëra që nevojiten urgjentisht nga Irani. Kjo është një krizë humanitare dhe mendoj se është e nevojshme të ndihmohet, TANI, para se të jetë tepër vonë. Bisedimet po shkojnë mirë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkryar Trump.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android