Irani shqyrton projektligjin për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-n
Parlamenti i Iranit po shqyrton një projektligj që do të pezullonte bashkëpunimin e vendit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, raportuan mediat shtetërore, duke cituar një anëtar të preesidiumit të legjislaturës, Ruhollah Motefakerzadeh.
Mediat iraniane raportuan gjithashtu se Kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf tha se ligjvënësit po kërkojnë të pezullojnë bashkëpunimin me IAEA-n “derisa të kemi garanci objektive për sjelljen profesionale të kësaj organizate ndërkombëtare”.
Qalibaf shtoi se Teherani nuk po kërkon të zhvillojë armë bërthamore.
“Bota e pa qartë se Agjencia e Energjisë Atomike nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj dhe është bërë një mjet politik”, shtoi ai.
Disa ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit akuzoi shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, dhe organizatën e tij si bashkëfajtor në konfliktin e vazhdueshëm , duke thënë se raportimi i saj “i anshëm” mbi aktivitetet bërthamore të Iranit u përdor si “pretekst” që Izraeli të sulmonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron