Irani sulmoi Turqinë me raketa, reagon Rama: Sulm shqetësues, është vend vëllai i yni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të hënë në rrjetin social X lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj Turqia, duke dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian.
Në reagimin e tij, Rama e cilëson këtë sulm si thellësisht shqetësues dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare. Kreu i qeverisë thekson se Turqia është një vend vëlla, partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i rëndësishëm në NATO.
Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:
“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.
Turqia është një vend vëlla, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tensione dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.”
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit