“Irani të mos hakmerret”- Reagimet e SHBA-së dhe Britanisë pas sulmit të izraelit
Administrata amerikane u informua nga pala izraelite përpara se Tel Avivi të kryente sulmin ndaj Iranit. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Mbrojtjes, sipas të cilit presidenti Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, u informuan mbi planin.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara ishin në dijeni për operacionin e Izraelit, ato nuk u përfshinë në të, kanë shtuar burimet pranë Pentagonit.
Gjithashtu, administrata amerikane i ka bërë thirrje Republikës Islamike që të mos kundërpërgjigjet. “Nëse Irani zgjedh të reagojë, atëherë ne do të jemi gati dhe do të ketë pasoja”, kanë deklaruar burime zyrtare në kushte anonimati, të cilat theksojnë se Uashingtoni nuk dëshiron një përshkallëzim të tillë.
Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, i cili i ka bërë thirrje Teheranit që të mos hakmerret.
“Qeveria mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, për sa kohë i përmbahet ligjeve ndërkombëtare,” ka thënë Starmer. “Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt,” ka shtuar ai.
Ndërkohë, edhe lëvizja islamike Hamas në Gaza ka dënuar “me termat më të fuqishëm” sulmin izraelit ndaj objektivave ushtarakë iranianë.
LEXONI GJITHASHTU:
Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata