“Irani zbulon një armë më të fortë se bomba atomike”, ish-ministri i Jashtëm zbërthen deklaratën

10 Prill 2026 | 21:24

Gazetari i Euronews Albania, Frango Egro, gjatë emisionit të tij Balkan Talks, citoi një thënie të një analisti pakistanez, i cili ka deklaruar pak ditë më parë se Irani ka zbuluar një armë shumë më të fuqishme sesa bomba atomike.

Ndërkohë, i ftuar në studio, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Arian Starova, tha se kjo deklaratë është e shprehur në mënyrë simbolike dhe lidhet me Ngushticën e Hormuzit. Sakaq, ai foli edhe mbi marrëveshjen dyjavore SHBA-Iran, ku theksoi se forcat kryesore që kanë ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje kanë qenë objektivat ushtarake dhe, sipas tij, nëse objektivat ushtarake nuk do të kishin ndërhyrë, as vendet që negociuan nuk do të arrinin ta bindnin Iranin për marrëveshje.

“Faktorët kryesorë që kanë detyruar Iranin të ulet në negociata, jo në masën 100 për qind, por në masën më të madhe, janë objektivat ushtarake.

Ndër faktorët e tjerë që kanë ndikuar janë tre shtete: Turqia, Pakistani dhe Kina, por ato nuk mund të ndikonin nëse realizimi i objektivave ushtarake nuk do të ndikonte. Kanë ndihmuar të gjitha së bashku.

Trump tha që me këtë luftë edhe ju patët më shumë sesa duhet, por edhe ne, në kuptimin që edhe ju u goditët, por edhe ne u angazhuam shumë, në kuptimin e angazhimit të forcave dhe jo vetëm forcë ekonomike, por edhe humbja e njerëzve, goditja e bazave. Pra ishte një koment me elementë pozitivë për të shtyrë Iranin dhe palët drejt negociatave.

Amerikanët janë shumë të qartë dhe nuk mund ta lejojnë Iranin të vendosë taksa për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026