Ish-agjenti i FBI dhe rusët, zbulohen lidhjet e McGonigal me biznesmenin e hoteleve

27 Janar 2023 | 15:50

Miliarderi Oleg Deripaska nuk është i vetmi rus me të cilin ka bashkëpunuar ish-agjenti i FBI Charles McGonigal. Në pranverën e vitit 2022 ai rezulton të jetë punësuar nga një tjetër biznesmen rus, Vladislav Doronin, pronar i një rrjeti hotelesh me 5 yje në të gjithë botën.

McGonigal do të drejtonte departamentin e sigurisë për 34 hotelet e “Aman Resort”në pronësi të biznesmenit rus, bazuar në eksperiencën e tij të mëparshme në industrinë e pasurive të paluajtshme, pasi pas daljes në pension në 2018-tën u punësua si zëvendëspresident i lartë për sigurinë globale në gjigandin e pasurive të paluajtshme Brookfield Properties.

Këtë post ish-agjenti i FBI e la për t’ju bashkuar në 2022-shin kompanisë “Aman Resort”, shkruan gazeta amerikane “The Post”.

Me siguri sipas ekspertëve, lidhjet e McGonigal me Doronin do të ngrenë më shumë pikëpyetje për marrëdhëniet e tij me Rusinë.

“Me Doronin nuk është njësoj si me Deripaskën, i cili është nën sanksione nga SHBA. Por fakti që McGonigal rezultonte në listën e pagave të një biznesmeni rus shumë të fuqishëm, e bën atë më të lidhur me elitën ruse në mbarë botën”, ka deklaruar Louise Shelley, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Terrorizëm.

Vladislav Doronin ka lindur në Bashkimin Sovjetik, por ka hequr dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986, dhe mban tanimë 2 shtetësi  të Zvicrës dhe Suedisë, dhe ka mbajtur qëndrime të forta kundër luftës në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjeve të tij të biznesit në Rusi në vitin 2014, por vitin e kaluar, RealDeal ka raportuar se dokumentet gjyqësore vërtetonin se Doronin kishte aksione në një kompani me bazë në Moskë deri në vitin 2022, kur ai ia transferoi pronësinë nënës së tij, e cila ende jeton në Rusi.

Por Vladislav Doronin tha se ato ishin “asete të trashëguara” që ishin drejt likuidimit dhe se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet zhvillimi që nga viti 2014.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026