“Rama korruptoi ish-agjentin”, Berisha merr fjalën në Kuvend, rrethohet nga garda

26 Janar 2023 | 11:32

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bllokuar ditën e sotme foltoren gjatë seancës plenare që po mbahet në Kuvend, ku foli për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal  dhe lidhjes së tij me Ramën.

Berisha theksoi se Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh.

“Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Rama, ministrat e tij, këshilltarët e tij janë të implikuar në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi, dhe sigurinë e vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, email, udhëtimi mes ish-zyrtarit të FBI-së, Dorjan Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Skandali shpërtheu në mënyrë të fuqishme pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026