Ish-ambasadori Vllahiu: Si do detyrohet Vuçiç të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën
Ish-ambasadori i Kosovës në Republikën Çeke, Arbër Vllahiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e di mjaft mirë se dialogu me Kosovën, e afron vendin e tij me Bashkimin Evropian.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Vllahiu u shpreh se mbetet për t’i parë kompromisi nga ana e Serbisë, për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, Vuçiç e ka kuptuar se investimet e BE-së, janë më të mëdha se ato të Rusisë.
“Në aspektin ekonomik dhe social, presidenti Vuçiç e ka shumë të drejtë atë që thotë. Presidenti Vuçiç e di shumë mirë se tërheqja e këtyre vendeve nga investimet e tyre në Serbi, do mund ta sillte Serbinë drejt humnerës. Ai e di se dialogun e ka të vetmen shtyllë me të cilën mund ta mbante lidhjen me Bashkimin Evropian dhe rrugën e integrimeve evropiane. Presidenti Vuçiç do që të mbajë dy anë, edhe me BE, por edhe me Rusinë.
Ai e di shumë mirë se invenstimet e BE-së janë shumë më të mëdha se të Rusisë në Serbi, por edhe Ballkan. Vuçiç e di, me dialogun do të fitojë më shumë sesa fiton me Rusinë. Vuçiç e di se dialogu do t’i hapë dyert drejt Evropësa, theksoi ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë