Ish-i dërguari i SHBA-së në Iran: Trump po bën shaka për ndryshimin e regjimit

23 Qershor 2025 | 11:04

Elliott Abrams, i cili ishte i dërguari i SHBA-së në Iran gjatë mandatit të parë të Trump, tha se ka pasur shumë “keqorientime” në lidhje me komentet e fundit të Trump mbi Iranin.

Trump sugjeroi më herët idenë e ndryshimit të regjimit në Iran në mediat sociale, por Abrams mendon se ai mund të jetë thjesht duke “bërë shaka”.

Abrams foli gjithashtu për kërcënimin e Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë tregtare jetësore ku kalon gati një e katërta e naftës dhe gazit botëror.

Sipas tij, ky nuk është “një problem i madh” për SHBA-në.

“Po, do të duheshin disa ditë ose javë të tjera për t’u hapur – por do të kishte mbështetje shumë të gjerë për këtë”, tha ai.

Abrams shtoi se nëse Irani do ta mbyllte rrugën ujore, ata do të “vetëvriteshin” pasi nuk do të ishin në gjendje të eksportonin naftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026