Ish-korrespondenti i REL-it në Bjellorusi dënohet me tre vite burg

22 Mars 2024 | 14:43

Gjykata e Qytetit të Minskut e ka dënuar të premten ish-korrespondentin e Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Karney, me tri vjet burgim për pjesëmarrje në një “grup ekstremist”.

Mediat shtetërore bjelloruse thanë se Karney u dënuan për shkak të kishte bashkëpunuar me Shoqatën e Gazetarëve të Bjellorusisë, e cila u mbyll në gusht 2022 dhe u shpall “ekstremiste” në shkurt 2023.

Mediat e pavarura në Bjellorusi kanë qenë viktimë e një lufte ndaj shoqërisë civile, e cila nisi pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale më 2020, të cilat ia dhuruan liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka mandatin e gjashtë.

Më shumë se 20 laureatë të çmimit Nobel nënshkruan një letër më 20 mars duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi, pasi autoritetet bjelloruse nisin veprime të reja kundër atyre që dyshohen për aktivitete “ekstremiste”.

Në mesin e të burgosurve në Bjellorusi është edhe gazetari i REL-it, Ihar Losik, i cili po e vuan një dënim me 15 vjet burgim për akuzat të cilat ai, REL-i dhe qeveritë e huaja i kanë quajtur të motivuara politikisht.

Autoritetet bjelloruse thanë të mërkurën se kanë kryer dhjetëra aksione kundër atyre që dyshonin se ishin “ekstremistë”.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë, agjencia kryesore e hetimit penal në vend, tha se agjentët e saj kishin kontrolluar apartamente dhe zyra që u përkisnin atyre që dyshoheshin për përfshirje në përpjekjet e opozitës për të krijuar “ambasada të njerëzve” jashtë vendit.

Opozita bjelloruse ka njoftuar krijimin e “ambasadave popullore” për të përfaqësuar interesat e saj dhe për të kundërshtuar propagandën shtetërore bjelloruse në 24 vende, duke përfshirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Britani të Madhe, Kanada, Australi dhe Brazil.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026