Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gazetari Franko Egro: Gjykimi vetëm për shqiptarët ngre pikëpyetje të mëdha
Në seancën e zhvilluar në Dhomat e Specializuara, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022.
Ata kërkuan lirim me kusht ndaj ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazetari dhe drejtuesi i emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania tha se pavarësia e Kosovës nuk mund të gjykohet, pavarësisht se çfarë po ndodh në këto momente në Hagë.
“Historia e dhënies së drejtësisë eci shumë më ngadalë. Kosova është shtet i pavarur, dhe pavarësia e saj jo vetëm u shpall në vitin 2008, por në 22 korrik të 2010 u konfirmua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që ishte brenda normave. Kosova nuk mund të gjykohet dhe pavarësia e saj është e shkruar mbi gurë tashmë”, tha ai
Ai tha se ka pikëpyetje të mëdha mbi faktin se pse sot po gjykohen vetëm shqiptarët në Gjykatën e Hagës për krime lufte. Gazetari u shpreh në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se edhe serbët e Kosovës duhet të hetohen, pasi shtoi se edhe ata kanë kryer krime monstruoze gjatë luftës në Kosovë.
“Të gjykosh vetëm palën shqiptare dhe të mos gjykosh serbët, që kanë kryer krime monstruoze dhe kjo lë pikëpyetje shumë të madha. Fuqitë e mëdha e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ambasadori britanik dhe italian kanë vizatuar Memorialin e Prekazit si shenjë solidariteti”, shtoi ai.
Gazetari Franko Egro shtoi më tej se thirrjet e vazhdueshme të ish-peridentit Hashim Thaçi për të votuar Gjykatën Speciale ka ardhur si rrjedhojë e presionit të ndërkombëtarëve.
“Kam përshtypjen që z.Thaçi ka kryesuar një forcë politike e cila është rrjedhojë direkte e UÇK-së, siç është PDK-ja. Përfaqësues të PDK-së më kanë thënë jashtë kamerave, që presioni ndërkombëtar ndaj tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, trysnia ka qenë e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore