Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit këtë të martë në SPAK ku qëndroi për 1 orë e 30 minuta.
Ende nuk dihet se për çfarë çështje është thirrur ai por pasi doli nga ambientet e SPAK ai u shpreh se çështja nuk ka asnjë inters publik.
“Dhashë një deklaratë që nuk ka lidhje as me çështjet e krimit të organizuar, as me korrupsionin, as me para të pista, rrini të qetë, kjo nuk përbën asnjë interes për opinionin publik”, tha Bardh Spahia.
Kujtojmë se Bardh Spahia ishte në SPAK dhe me datën 2 tetor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
- Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës