Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kujton lirimin nga Haga
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin nga çdo akuzë të ngritur ndaj tij për luftën e UÇK-së nga Gjykata Nërkombëtare e Hagës. Me një shënim na faqen zyrtare në “Faceboook”,Haradinaj thekson se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.
“Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi”, shkruan Haradinaj.
“Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, shtoi ai.
Ish-kryeministri i Kosovës ka reaguar edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë dhe po përballen me akuza për krime lufte. Ai thotë se ata shkuan në Hagë si luftëtarë dhe si të tillë do të kthehen në vendin e tyre.
“Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here”, shton ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve