Ish-kryeministri Italian: Marrëveshja për emigrantët është lojë e përsosur politike

10 Nëntor 2023 | 21:05

“Një lojë e përsorur politike”, kështu e ka cilësuar ish-kryeministri italian Romano Prodi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Melonit.

Ai u shpreh se e gjithë marrëveshja për emigranët sipas tij është një politikë fasadë e menduar mirë nga të dy kryeministrat. Sipas Prodit, Meloni po i jep mesazhin  elektoratit të Italisë se po i largon emigrantët, kur në fakt sipas tij kjo nuk është e vërtetë pasi edhe në Shqipëri ata do të ruhen nga autoritetet italiane, ndërsa premtimi i Ramës për elektoratin e tij  sipas Prodit është se “po ndihmon shqipërinë të arrijë në Europë”.

Ish-kryeministri italian shprehet në përfundim se në këtë marrëveshje përfshihen dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane

“Elektorati i Melonit voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë. Kështu lindi kjo komedi interesante.

Italia merr me qira disa hektarë në Shqipëri dhe ndërton një fshat atje, gjë që mund ta kishim bërë shumë mirë këtu duke pasur të gjitha garancitë. Ndaj Meloni u jep italianëve mesazhin se po i largon emigrantët dhe përkundrazi nuk është e vërtetë, sepse në Shqipëri ata do të duhet të ruhen nga autoritetet tona, zyrtarët tanë do të përfshihen në udhëtime dhe rregullat e legjislacionit tonë do të aplikoni. Nga ana shqiptare, megjithatë, u duket sikur kjo është një investim nga një biznes i vogël në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, Rama, i cili nuk është i fundit për nga mprehtësia politike, bën të kundërtën me qytetarët e tij, pra thotë: “Me këtë e ndihmoj Shqipërinë të arrijë në Europë”. Me pak fjalë, kontrata është perfekte. Pra, emigrantët nuk kanë lidhje me këtë, është thjesht një lojë e bukur politike që u kushton shumë qytetarëve tanë. A u konsultua Parlamenti për këtë marrëveshje? Po normale, ai (Parlamenti) nuk është përfshirë kurrë nga kjo qeveri. Këtu kemi dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane”,-tha kryeministri Prodi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026