Ish-kryeministri tunizian dënohet me 35 vjet burg

5 Shkurt 2025 | 19:07

Një gjykatë në Tunizi dënoi sot ish-kryeministrin Hicham Mechichi me 35 vjet burg për komplot kundër shtetit dhe liderin e partisë islamiste Ennahda, Rachid Ghannouchi, me 22 vjet burg.

Ghannouchi 83 vjeç ka qenë në burg që nga viti 2023 dhe ka marrë dy dënime që arrijnë në pesë vjet në raste të veçanta, ndërsa Mechichi ka jetuar jashtë vendit që nga viti 2021, ku u zhvendos disa muaj pasi Presidenti Kais Saied shpërndau parlamentin.

Gjykata dënoi gjithashtu Lazar Longo, ish-drejtorin e shërbimit të inteligjencës dhe Mohamed Ali Arui, ish-zëdhënësin e ministrisë së brendshme, me 15 vjet burg secili. Kritikët pretendojnë se shumica e liderëve të partive politike në Tunizi u burgosën për të zhdukur opozitën dhe për të konsoliduar pushtetin e Saied, shkruan Reuters.

“Këto janë vendime të padrejta dhe politike që synojnë eliminimin e kundërshtarëve politikë”, tha Moktar Xhmai, një nga avokatët, duke shtuar se ata do të apelojnë vendimet.

Ennahda e quajti gjyqin një shkelje flagrante të pavarësisë së gjyqësorit, duke deklaruar se ishte një sulm i ri ndaj të drejtave dhe lirive. Gjithsej 41 persona, përfshirë disa gazetarë, u akuzuan për komplot kundër shtetit.

Xmai tha se gjykata vendosi një dënim 27-vjeçar ndaj gazetarit Chahrazad Akach, i cili u arratis jashtë vendit dhe dha një dënim me pesë vjet për një gazetar tjetër, Chadi Hajjo Mbarak, i cili tashmë është në burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026