Ish-lojtari dhe trajneri i Watford, Kenny Jackett ndërron jetë në moshën 64-vjeçare
Ish-lojtari dhe trajneri i Watford, Kenny Jackett ka vdekur në moshën 64 vjeç, tha klubi të premten. Lojtari ndërkombëtar i Uellsit lindi në Watford dhe iu bashkua klubit – ku kishte luajtur edhe babai i tij Frank Jackett – në moshën 12 vjeç.
Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij si lojtar atje dhe duke bërë 428 paraqitje. Ai ishte pjesë e skuadrës që përfundoi e dyta në Divizionin e Parë në sezonin 1982-83, rezultati më i lartë i klubit ndonjëherë, dhe luajti në finalen e Kupës FA të vitit 1984 që skuadra humbi ndaj Everton.
Karriera e tij si trajner filloi te Watford, dhe më pas ai drejtoi klube si Swansea City, Wolverhampton Wanderers dhe Portsmouth.
“Kenny mban statusin e legjendës këtu pas arritjeve të tij të jashtëzakonshme si lojtar, trajner dhe menaxher, dhe klubi me të vërtetë ka humbur njërin prej të vetëve”, tha kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Watford, Scott Duxbury.
“Në emër të të gjithëve në Watford FC, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta gruas së tij Samantha dhe djemve David dhe Ryan, ky i fundit po punon me ne sot, duke ndërtuar mbi trashëgiminë që la i ati.”
Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq