Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së për darka luksoze

2 Shtator 2025 | 18:55

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.

Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.

Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.

Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.

Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.

Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.

Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.

Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026