Ish-muxhahedini: MEK ta mban trurin në kontroll, gjithçka në duart e tyre
Një ish-anëtar i MEK, Sarfaraz Rahimi, tha në një intervistë për Euronews Albania se muxhahedinët ta mbajnë trurin nën kontroll dhe është e vështirë të shpëtosh prej tyre.
Siç ai tregoi gjithçka ju thoshin brenda kampit është që jashtë nuk do ishin askushi, ndërsa brenda kampit përdorej një ideologji e tillë që qartazi truri yt ishte në duart e tyre dhe mund të përdorej siç donin.
“Ne në MEK jetonim sipas rregullave dhe një disipline ushtarake që ata na vendosnin, le të themi që kemi qenë si robotë. Çoheshim në mëngjes me një urdhër dhe çdo punë që bënim më pas vazhdonte po me urdhra. Edhe vetë unë kam qëndruar 21 vite në MEK. Ne nga bota e internetit s’dinim, nuk e dinim çfarë ishte interneti. Ne nuk dinim si përdorej telefoni, por më e rëndësishmja s’na kishte ngelur asnjë ndjesi nga ato të familjes. Edhe unë dhe im vëlla kur ishim në MEK, në Irak e kemi marrë vesh në mënyra të ndryshme që prindërit tanë kishin vdekur. Nëse doni të dini a është e vështirë apo e lehtë të largohesh nga MEK-u, është shumë e vështirë, s’ka asgjë të lehtë aty. Na thoshin që nëse dalim nga MEK s’jemi të pranuar në shoqëri, s’do na mbështeste askush, do ishim njerëz që s’do kishim asgjë, madje dhe ne që kishim dalë nga MEK-u, atyre që ishin brenda u thoshin që ne kemi përfunduar duke mbledhur plehra,” – u shpreh Rahimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj