Ish-negociatori i OSBE, Joseph: Nxitja e Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin

19 Mars 2026 | 09:26

Ish-zyrtari i lartë i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Edward P. Joseph në një intervistë për Berliner Zeitung ka deklaruar se për Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian, pasi sipas tij Serbia nuk mund të bëhet Bjellorusia e Evropës.

Ai shtoi se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin.

“Kam argumentuar se SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë. Kam shkruar gjithashtu se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin”, tha Joseph.

I pyetur për propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit, Edi Rama që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë në BE pa të drejtën e vetos, Joseph e përshkroi këtë si një “kal i Trojës”, që mund të shkaktojë përçarje midis anëtarëve të BE-së.

“Kali i Trojës” i Vuçiçit dhe Ramës rrezikon të mbjellë përçarje midis shteteve anëtare të BE-së në lidhje me pranimin e mundshëm të Malit të Zi. Ata që janë skeptikë ndaj zgjerimit të BE-së, dhe vende si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë afër Rusisë dhe Serbisë, mund ta përdorin këtë propozim gjoja “konstruktiv” për të bllokuar rrugën e Malit të Zi.

Shtetet anëtare të BE-së si Gjermania dhe Italia, të cilat e shohin pranimin e Malit të Zi si një avantazh strategjik thelbësor për BE-në, do të viheshin në mbrojtje. Franca dhe avokatë të tjerë të “reformës së BE-së së pari” do ta shihnin atë si një mundësi dhe kjo do t’i vononte më tej shanset e Malit të Zi”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026