Ish-Presidenti i Perusë dhe gruaja e tij dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash
Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg. Një gjykatë në kryeqytetin Lima vendosi se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, dhe nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në vitet 2006 dhe 2011.
Avokati i Humala ka konfirmuar se do të apelojë kundër dënimit të shpallur. Po ashtu, gruaja e tij, Nadine Heredia, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg.
Në seancën gjyqësore, Heredia nuk ishte e pranishme, pasi ndodhet e strehuar në ambasadën braziliane bashkë me djalin e saj që përpara ekzekutimit të urdhër-arrestit. Qeveria braziliane i ofroi asaj azil, ndërsa autoritetet peruanë deklaruan se do të respektonin konventën e azilit të vitit 1954.
Humala, i cili është 62 vjeç, është dërguar në burgun Barbadillo, ku ndodhen dhe dy ish-presidentë të tjerë, Alejandro Toledo dhe Pedro Castillo. A skandalin Odebrecht, ku dyshimet janë ngritur për ryshfete dhe korrupsion të lartë.
Prokurorët kanë akuzuar Humalën dhe gruan e tij për marrjen e 3 milion dollarëve nga Odebrecht dhe 200,000 dollarë nga Hugo Chavez për të financuar fushatat e tyre zgjedhore. Çifti ka mbrojtur veten, duke theksuar se janë viktima të persekutimit politik.
Dënimi i Humala-s u mor pas një periudhe hetimesh që filluan pas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2016, kur u zbulua se Odebrecht kishte paguar ryshfete të mëdha për të siguruar kontrata dhe favore të tjera nga qeveritë e Amerikës Latine.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh