Ish-Presidenti i Rusisë kërcënon: Moska duhet të synojë zhdukjen e Ukrainës e NATO-s
Ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Moska duhet të punojë drejt “zhdukjes” së Ukrainës dhe NATO-s.
Sipas mediave të huaja, deklaratat e tij vijnë pas një premtimi të NATO-s për të mbështetur Kievin në “rrugën e tij të pakthyeshme” drejt anëtarësimit në aleancë.
Medvedev tha se përfundimi “i qartë” ishte që Rusia “të bënte gjithçka që ‘rruga e pakthyeshme’ e Kievit drejt NATO-s të përfundojë me zhdukjen e Ukrainës ose zhdukjen e NATO-s”.
Ai shtoi gjithashtu se zhdukja e të dyjave bashkë, Ukrainës dhe NATO-s do të ishte “edhe më mirë”.
Medvedev është bërë një nga ‘skifterët’ më të ashpër të Kremlinit gjatë luftës dhe është i njohur për deklaratat nxitëse për konfliktin dhe sulmet për aleatët perëndimorë të Ukrainës.
Kujtojmë se që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, mijëra persona, civilë e ushtarakë kanë humbur jetën pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë