Ish-presidenti peruan në paraburgim për 18 muaj deri në përfundimin e hetimeve 

30 Dhjetor 2022 | 07:17

Dhoma e Apelit të Gjykatës së Lartë të Perusë la në fuqi vendimin për të mbajtur në paraburgim ish-presidentin peruan Pedro Castillo për 18 muaj deri në përfundimin e hetimeve.

Ai akuzohet se ka tentuar të organizojë një grusht shteti.

Në fillim të këtij muaji, ligjvënësit e hoqën Castillon nga detyra dhe më pas e arrestuan atë për përpjekje për të shpërbërë ilegalisht Kongresin, raportoi Reuters.

Nga burgu, Castillo bëri thirrje për protesta kundër qeverisë së re, duke pretenduar se ai ka ende mandatin e popullit dhe e konsideron veten president legjitim.

Mbështetësit e Castillo-s ia vunë veshin thirrjes së tij dhe dolën në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së re Dina Boluarte dhe shpërndarjen e Kongresit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026