Ish-shefi i sigurimit zgjidhet lideri i ri i Hong Kongut
John Lee është zgjedhur udhëheqësi i ri i Hong Kongut, pas një procesi votimi të mbyllur në të cilin ai ishte kandidati i vetëm.
Ai po zëvendëson shefen ekzekutive Carrie Lam, e cila u largua nga pushteti, pasi kishte shërbyer që prej vitit 2017.
Emërimi i tij po shihet si një lëvizje nga qeveria kineze për të forcuar kontrollin e qytetit, pasi ai njihet si një mbështetës i Pekinit.
Liderwt e Hong Kongut zgjidhet nw njw komitet prej 1500 anwtarwsh, tw cilat janw pothuajse tw gjithw mbwshtetws besnikw tw Pekinit.
Lee në vitin 2020, mbështeti vendosjen e një ligji pwr sigurinë kombëtare, i cili kriminalizonte shumicën e formave të protestave politike duke pohuar se ligji do të ndihmonte në rivendosjen e “stabilitetit nga kaosi”.
Roli i tij në zbatimin e ligjit çoi në sanksione të SHBA kundër tij dhe një duzinë zyrtarësh të tjerë, dhe një bllokim të YouTube në fushatën e tij zgjedhore të 2022.
Hong Kongu iu kthye Kinës nga Britania e Madhe në vitin 1997 sipas marrëveshjes që të drejtat si liria e tubimit dhe liria e fjalës do të garantoheshin.
Mbështetja e vendosur e Lee për politikat e Pekinit ka ngjallur frikën se lidershipi i tij do të sjellë një epokë të mbikëqyrjes më të ashpër kineze të rajonit gjysmë-autonom.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit