Ish të persekutuarit me ekip futbolli, Çerma debuton në Kategorinë e Tretë
KF Çerma është skuadra më e re në Kategorinë e Tretë të futbollit në Shqipëri. Skuadra drejtohet nga presidenti Skënder Muja një ish i persekutuar me banim në Amerikë.
Në Euroneës Sport, Muja tregoi idenë e ndërtimit si dhe historinë e kësaj skuadre të re.
“Çerma ka qenë një ekip, pjesë e ekipit kanë qenë vëllezërit e mi më të mëdhenj. Ne kemi qenë të internuar, deri aty e kishin kufirin, brenda Lushnjës. Me prishjen e sistemit shkuam në Amerikë. Në 2001 pashë që kishte fëmijë që e donin shumë futbollin dhe dhamë disa ndihma. Nuk kishim mbështetje, por kontribuuam me sa kishim mundësi. Vitin që kaloi pashë një djalë shumë optimist që mori përsipër të stërviste mbi 100 fëmijë të Çermës në mënyrë vullnetare, është një njëri i thjeshtë dhe pasionant. Më bindi fakti që ky njëri ishte shumë i dhënë pas sportit dhe vendosëm të katër vëlllezërit që të ndihmonim financiarisht për një akademi futbolli në Çermë. Dhe në fund bëmë edhe ekipin e të rriturve”, tregoi Muja.
KF Çerma tashmë ka krijuar dhe ekipet zyrtare duke konfirmuar seriozitet në këtë projekt të ri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Partizani kthehet në shtëpi, impianti modern pret për herë të parë ndeshje Superlige
- Ndryshime në kalendarin e Superligës, shkak protesta e së shtunës
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve