Ishte me masë “arrest në shtëpi”, 53-vjeçari në Vlorë kapet duke vjedhur një furgon

15 Prill 2025 | 11:24

Edhe pse ishte nën masën e arrestit në shtëpi, kjo nuk e pengoi një 53-vjeçar në Vlorë të dilte nga banesa dhe të përsëriste të njëjtën vepër për të cilën ndodhej nën hetim.

Sipas policisë, ai u kap në flagrancë teksa po largohej me një furgon të bardhë, të cilin e kishte vjedhur. 53-vjeçari ishte nën masën e “arrestit në shtëpi” pikërisht për vjedhje.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë/ Goditet një tjetër rast i përsëritur i vjedhjes së pronës, finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet tip furgon. Vihet në pranga 53-vjeçari, në Vlorë.

Në kuadër të veprimeve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e sigurisë publike, kanë intensifikuar patrullimet dhe kontrollet në të gjithë territorin që mbulojnë.

Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.

Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026