Policia godet rrjetin e prostitucionit dhe kokainës në Vlorë, arrestohen 4 persona
Policia e Vlorës ka goditur një rrjet kriminal të përfshirë në prostitucion dhe shitjen e lëndëve narkotike, duke ekzekutuar 4 masa sigurie. Një prej të arrestuarve është shtetasi A.T., i cili është vënë në pranga për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërsa për tre shtetaset e tjera, të përfshira në veprimtarinë e prostitucionit, është caktuar masa “Arrest në shtëpi”.
Shtetasi A.T., 39 vjeç, u siguronte lëndë narkotike, kryesisht kokainë, klientëve të tre vajzave që ushtronin prostitucion.
Policia vijon hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, të kryer me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë së Vlorës, ekzekutoi 4 masa sigurie, konkretisht:
-masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin A. T., 39 vjeç, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Tabacchino”, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në dy subjekte tregtare në Vlorë;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për shtetaset:
- B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë;
- A., 27 vjeçe, banuese në Vlorë;
- H., 28 vjeçe, banuese në Vlorë.
Nga hetimet e kryera dhe bazuar në provat e siguruara (përfshirë pamje filmike), dyshohet se shtetasi A. T. u siguronte këtyre 3 shtetaseve dhe klientëve të tyre, lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Ndërkohë, shtetaset J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe shtetasen E. H., për këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve