Përdornin qendrat e masazhit për prostitucion, Prokuroria çon në gjyq 2 vëllezërit

23 Mars 2025 | 10:28

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 2 vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të siguruara ndër vite: ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;  ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, për dy të pandehurit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026