Ismail Kadare vlerësohet me çmimin “Pak Kyongni” për vitin 2019
Ismail Kadare është shpallur këtë të enjte fitues i një tjetër çmimi në fushën e letërsisë, “Pak Kyongni”, i cili jepet nga Fondacioni Kulturor “Toji” në Korenë e Jugut.
Çmimi është krijuar në vitin 2011 në nder të shkrimtares koreane, Pak Kyongni, dhe vlerëson çdo vit shkrimtarë botërorë me ndikim në fushën e letërsisë.
Përzgjedhja e fituesit për vitin 2019 është bërë pas shqyrtimit të rreth 350 autorëve në total, ndërsa prej muajit korrik, komisioni përzgjedhës kishte hartuar listën e 5 autorëve më të mirë, prej të cilëve triumfoi shkrimtari shqiptar.
Në dhënien e njoftimit, kreu i komisionit përzgjedhës, Kim Uchang tha se “punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndiejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.
Ceremonia për dhënien e çmimit do të mbahet më 26 tetor në Fondacionin Kulturor “Toji” në Korenë e Jugut. Në vitet e kaluara, fitues janë shpallur Richard Ford, Antonio Byatt, Ngugi wa Thiong’o, Amos Oz, Bernhard Schlink, Marilynne Robinson, Ludmila Ulitskaya dhe Choi Inhun.
Ky është vlerësimi i radhës për shkrimtarin 83-vjeçar, lindur në Gjirokastër në vitin 1936, teksa ka fituar më parë edhe “Prix Mondial Cino Del Duca” në vitin 1992, “Man Booker International Prize” në vitin 2005, “Princi i Asturias” në 2009-n, “Jerusalem Prize” në vitin 2015, si dhe “Urdhri i Legjionit të Nderit” në vitin 2016.
Librat e Kadaresë, i detyruar të kërkonte azil në Francë në vitin 1992, janë publikuar në 45 gjuhë të ndryshme, teksa konsiderohet nga kritikë botërorë si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të epokës sonë.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup