Itali, 20 emigrantë të zhdukur dhe 7 të shpëtuar nga mbytja e varkës në Lampedusa

1 Janar 2025 | 09:32

Njëzet emigrantë u zhdukën të martën në brigjet e Lampedusa të Italisë nga një varkë. Në incidentin që ndodhi në brigjet italiane u shpëtuan shtatë persona, përfshirë një fëmijë tetë vjeçar sirian, njoftuan mediat.

Midis të zhdukurve ishin pesë gra dhe tre fëmijë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA, me nënën e tetëvjeçares mes të pagjeturve.

Kërkimet u kryen nga roja bregdetare dhe policia ndërsa varka ishte nisur nga Libia dhe të shpëtuarit ishin dy burra sirianë, dy emigrantë nga Sudani, dy nga Egjipti dhe një fëmijë, sipas ANSA.

“Ata nuk arritën të preknin tokën,” tha kryetari i bashkisë së Lampedusa, Filippo Mannino, cituar nga ANSA.

“Shpresoj shumë, e them çdo herë, por sot, që përkon me fundin e vitit, është një shpresë shumë e fortë, që kjo tragjedi të jetë vërtet e fundit”, tha Mannino.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026