Itali| Burri vret babain invalid dhe fqinjen e tij, më pas tenton të vrasë veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Itali ku një person pasi ka vrarë babain e tij invalid dhe fqinjen ka hapur zjarr drejt policisë e më pas ka tentuar të vetvritet.
50-vjeçari Ewald Kuhbacher vrau babanë e tij, Hermann, 90 vjeç, dhe një fqinje, Waltraud Jud, 50 vjeç. Motivi mbetet ende i paqartë. Sipas mediave italiane gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00, kur u kërkua për ndërhyrje për rrjedhje gazi në një palla pak metra larg komisariatit të policisë, në qendër të Pusterias, e mbushur me turistë.
Fqinjët dëgjuan një debat dhe më pas ndjenë erë gazi. Zjarrfikësit u thirrën, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të të shtënave me pushkë nga 50-vjeçari që vrau fqinjën dhe duke qëlluar më pas nga shtëpia.
Policia nxitoi të shkojë në vendngjarje, ndërsa mjetet zjarrfikëse ishin goditur nga plumbat. Ndoshta në këto minuta fqinja ka dalë nga shtëpia për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe është goditur nga 50-vjeçari e ka goditur për vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një shqiptar dhe 3 të burgosur të tjerë arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani
- Gjashtë gardianë të plagosur pas trazirave në një burg në Itali
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë