Itali/ Pronarët shpërthejnë banesën për të mos u dëbuar, 3 policë humbin jetën

14 Tetor 2025 | 14:10

Tre oficerë policie janë vrarë dhe të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cili u vendos qëllimisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi ferme pranë Veronës. Shpërthimi u shkaktua ndërsa policia dhe zjarrfikësit hynë në shtëpinë për të zbatuar një urdhër dëbimi për dy vëllezër dhe motrën e tyre.

Shpërthimi u dëgjua rreth 5 km larg dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan ndërtesën e shndërruar në një grumbull rrënojash. Kreu i rajonit të Venetos, Luca Zaia, tha se shtëpia në fermë ishte subjekt i një urdhri dëbimi për shkak të borxheve të grumbulluara nga tre pronarët.

Ndërmjetësuesit ishin dërguar për të folur me 3 personat që ishin bllokuar në shtëpi. Kur karabinierët mbërritën, zyrtarët besojnë se njëri prej vëllezërve shkaktoi shpërthimin. Mësohet se një bombol gazi ishte ndezur dhe shpërthimi goditi drejtpërdrejt oficerët.

Në pronë u gjetën edhe bomba me molotov. Sipas prokurorit të Veronës, Raffaele beson se shpërthimi ka ndodhur në një kat mbi hyrje dhe u tha gazetarëve se ishte një vrasje e paramenduar dhe e qëllimshme.  Fqinjët u shprehën se të tre kishin kërcënuar më parë se do të hidhnin veten në erë në vend që të largoheshin nga shtëpia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026