Italia dhe Spanja angazhojnë marinën për të mbrojtur flotën civile në Gaza
Me vendime të veçanta, Spanja dhe Italia njoftuan dërgimin e anijeve të marinës për të asistuar flotën me ndihma për popullin në Gaza, që synon të përçajë bllokadën e Izraelit dhe të shpërndajë ushqimet.
Vendimet e mara në Romë dhe Madrid janë një përgjigje ndaj sulmit që iu bë flotës së 10 anijeve, me aktivistët që raportuan 13 shpërthime dhe lëshimin e objekteve të paidentifikuara nga një skuadrilje dronësh.
Qeveria italiane e dënoi sulmin e kryer dhe dërgoi fregatën “Fasan” për të asistuar anijet e vogla me shtetas italianë që po marrin pjesë në nismën e dërgimit të ndihmave në Gaza. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto deklaroi se Roma zyrtare e informoi shtetin hebre për vendimin e saj.
Ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni dënoi sulmin ndaj flotës, por e cilësoi nismën e aktivistëve “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”. Ajo propozoi një plan për dorëzimin e ndihmave Qipros dhe Patriarkatit Latin të Jerusalemit, që më pas do të kujdesen për shpërndarjen e tyre.
Në të njëjtën mënyrë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi angazhimin e një anijeje-patrullë, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, për të mbrojtur dhe asistuar flotën.
“Qeveria spanjolle kërkon që të zbatohet ligji ndërkombëtar dhe që qytetarëve tanë t’u garantohet e drejta për të lundruar të sigurt në Mesdhe”, deklaroi Sanchez.
Izraeli ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta lejojë flotën që të arrijë Rripin e Gazës, duke pretenduar, pa dhënë prova, se ajo është organizuar nga lëvizja islamike e Hamasit.
“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
“Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)