Italia heq formularët për pasagjerët, zgjat masat anti-COVID për hyrjen

3 Maj 2022 | 12:35

Ministria italiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kërkesa për plotësimin e formularit për personat që hyjnë në vend është hequr nga e diela e kaluar, 1 maj, ndërsa pjesa tjetër e kufizimeve ekzistuese të hyrjes janë zgjatur deri në fund të muajit.

Në një urdhëresë të botuar në gazetën zyrtare italiane më 28 prill, ministria thekson se për shkak të situatës aktuale të COVID-19 në Itali, kufizimet për pasagjerët do të zgjaten deri më 31 maj.

Vendimi bazohet në një rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin Shëndetësor dërguar Ministrisë më 26 Prill 2022, i cili pohon se pavarësisht ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Itali, ka ende nevojë për të luftuar përhapjen e pandemisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026