Italia kërkon sanksione nga BE-ja për ministrin izraelit Ben-Gvirin

21 Maj 2026 | 15:31

Italia i ka kërkuar BE-së të sanksionojë ministrin e ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, për postimin e një videoje që tregon aktivistë të ndaluar nga Flotilja Globale Sumud në Gaza. Në video duken aktivistët të gjunjëzuar me duar të lidhura dhe me kokë në tokë.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha në mediat sociale se kishte kërkuar sanksione kundër Ben-Gvir për aktet e papranueshme të kryera kundër flotiljes, kapjen e aktivistëve në ujërat ndërkombëtare dhe nënshtrimin e tyre ndaj ngacmimit dhe poshtërimit, në shkelje të të drejtave më themelore të njeriut.

Edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën “X” lidhur me pamjet e publikuara.

Ai i ka cilësuar këto imazhe si tronditëse dhe të papranueshme, duke theksuar se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Gjithashtu, ministri ka bërë me dije se ka udhëzuar Ambasadën e Shqipërisë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’u ofrohet ndihma e nevojshme konsullore, sipas rastit dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026