Ministri i Jashtëm reagon për trajtimin e aktivistëve nga Izraeli: Pamje tronditëse

21 Maj 2026 | 12:58

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën “X” lidhur me pamjet e publikuara nga ministri Itamar Ben-Gvir, të cilat tregojnë trajtimin e aktivistëve të ndaluar të flotiljes.

Ai i ka cilësuar këto imazhe si tronditëse dhe të papranueshme, duke theksuar se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Gjithashtu, ministri ka bërë me dije se ka udhëzuar Ambasadën e Shqipërisë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’u ofrohet ndihma e nevojshme konsullore, sipas rastit dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

““Pamjet e shpërndara nga ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme. Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar. Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite, në mënyrë që të sigurohet që qytetarëve tanë t’u ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë që të paktën 430 aktivistë nga vende të ndryshme të botës janë ndaluar teksa dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve “Sumud”, të cilët janë akuzuar për terrorizëm nga ministri Itamar Ben-Gvir. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë ministri ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, ku zyrtarë dhe institucione kanë dënuar pamjet që tregojnë trajtimin e aktivistëve gjatë ndalimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026

Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite

Presidenti libanez Joseph Aoun u takua me komandantin e ushtrisë Rodolphe Haykal për të diskutuar situatën e sigurisë në vend në përgjithësi dhe në jug...
11:11 | 10/07/2026

OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim

Shumica e vendeve në zhvillim kanë shpenzuar më pak për arsim dhe më shumë për të shlyer borxhet e jashtme gjatë vitit 2025, sipas një...
10:38 | 10/07/2026