Italia ndalon politikanët ish-gjyqtarë të rikthehen në sistemin e drejtësisë
Qeveria italiane miratoi një reformë të rëndësishme për sistemin aq shumë të kritikuar të drejtësisë.
Sipas kësaj reforme, gjyqtarët nuk do të lejohet të kalojnë direkt nga karriera gjyqësore në politikë ose nga politika të kthehen sërish në drejtësi. Tanimë është në dorën e Parlamentit që reformat të kthehen në ligj.
Reformat për sistemin e drejtësisë në vend janë ndër disa kërkesa të vendosura nga Bashkimi Evropian që Italia të marrë miliarda euro fonde për rimëkëmbjen nga pandemia.
Sipas reformave, magjistratët që kandidojnë për poste politike nuk mund ta bëjnë këtë në qarqet ku ata kanë shërbyer si gjyqtarë ose prokurorë në tre vitet e fundit.
Nëse ata zgjidhen, pas përfundimit të postit politik, ata nuk do të mund të shërbejnë në asnjë cilësi gjyqësore, Ministria e Drejtësisë është ajo që i cakton në role administrative.
Për ata magjistratë që kandidojnë për poste politike, por nuk zgjidhen, duhet të kalojnë tre vjet përpara se të mund të kryejnë serish detyrat gjyqësore.
Kjo reformë ka dy objektiva madhore: të rrisë besimin e qytetarëve italian te sistemi i drejtësisë dhe të ndajë politikën nga gjyqësori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sergio Mattarella rizgjidhet president i Italisë
- Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës