Italia parandalon sulmet kibernetike ruse që synonin Lojërat Olimpike Dimërore

4 Shkurt 2026 | 15:36

Një seri sulmesh kibernetike që synonin strukturat e Ministrisë së Jashtme, si dhe infrastrukturat online të lidhura me Lojërat Olimpike Dimërore, siç janë hotelet në Cortina, u parandaluan në kohë, sipas autoriteteve italiane.

Siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani, hakerat ishin gati të ndërmerrnin veprime, megjithatë sulmet u “neutralizuan”, ndërsa foli për veprime me “origjinë ruse”. Ai theksoi se parandalimi i sulmeve u bë i mundur falë punës që është bërë në drejtorinë e përgjithshme të ministrisë, në kontekstin e reformës së fundit. “Siguria kibernetike tani është me rëndësi kritike. Jam shumë i kënaqur dhe, sigurisht, kemi informuar të gjitha autoritetet kompetente”, tha ai.

Ndërkohë, grupi i hakerëve pro-rus Noname057(16) mori përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj një hoteli me katër yje në Cortina. Ashtu si në rastet e mëparshme, sulmi u krye duke përdorur metodën DDoS, e cila mbingarkoi një faqe interneti me kërkesa masive për akses, duke bërë që ajo të bëhej përkohësisht e paoperueshme.

Shërbimet online të hotelit pësuan ndërprerje për një kohë të shkurtër, por u rivendosën nga teknikët dhe faqja e internetit tani është normalisht e arritshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026