Italia përjeton “ferrin” në tokë, 1400 vatra zjarresh në Jug. 3 të vdekur në Siçili
Ishulli jugor italian i Siçilisë është pushtuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën tre të moshuar.
Mediat italiane kanë raportuar se një çift rreth të 70-ave vdiq në shtëpinë e tyre në periferi të Palermos, trupat e tyre u gjetën të djegur në rrënojat e shkaktuara nga zjarri.
Një grua e moshës 80-vjeçare vdiq në provincën e Palermos, pasi ambulanca nuk mundi të arrijë në banesën e saj për shkak të zjarreve të mëdha që po digjeshin në afërsi.
Përmes një mesazhi të postuar gjatë natës në Facebook, presidenti sicilian Renato Schifani tha se “nxehtësia përvëluese dhe zjarret shkatërruese të paprecedentë” e kishin kthyer të martën në “një nga ditët më të vështira në dekada”.
Zjarrfikësit italianë thanë se luftuan rreth 1,400 zjarre nga e diela deri të martën, duke përfshirë 650 në Siçili dhe 390 në Kalabri. Trupi i pajetë i një burri një 98-vjeçar që kishte qenë i shtrirë në u gjet pasi shtëpia e tij është djegur nga zjarri në Kalabri.
Të mërkurën, zjarret ishin ende aktive në kodrat përreth Palermos, duke nxitur vendosjen e avionëve zjarrfikës për të luftuar flakët.
I gjithë rajoni i Mesdheut ka përjetuar një valë të nxehtë të fortë verore të martën, duke çuar në zjarre vdekjeprurëse të përhapura në zona të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë