Komisioni Evropian ka bërë thirrje për zbarkim të menjëhershëm dhe në vendin më të afërt të të gjithë emigrantëve në bordin e anijes “Oshën Viking”.
“Situata në anije ka arritur në një nivel kritik dhe duhet të adresohet për të shmangur një tragjedi humanitare”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.
Anija “Oshën Viking” është larguar nga ujërat siciliane dhe është drejtuar për në Marsejë të Francës, pas lejes së autoriteteve franceze për të lejuar zbarkimin e 234 personave në bord. Një ditë më parë, nga anija “Rajz Ëbov” kishin zbritur 89 emigrantë në Rexho Kalabria.
212 emigrantët e fundit, të cilët kishin mbetur në anije pasi nuk konsideroheshin të brishtë në aspektin shëndetësor, zbarkuan në portin e Katanias nga anija “Xheo Barents”, e shoqatës Mjekët pa Kufij.
Sidoqoftë, rasti i anijes “Hjumaniti 1”, me 35 emigrantë në bord, e ankoruar në portin e Katanias, është ende në pritje. Shoqata humanitare që kujdeset për të thotë se refugjatët kanë kërkuar azil politik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emigrantë të zemëruar në Itali, nuk lejohet të zbarkojnë në brigjet e shtetit fqinj
- Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë