Italia planifikon të vendosë karantinë pesë-ditorë për udhëtarët nga BE

30 Mars 2021 | 12:01

Italia po mban bisedime mbi një karantinë pesë-ditore për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt vendit, nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet edhe një tampon përpara mbërritjes në Itali dhe një pas përfundimit të periudhës sa karantinës.

Masa të tilla janë në fuqi për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë nga shtete jashtë Bashkimit Europian.

Gjermania gjithashtu njoftoi të martën se do rriste kontrollet në kufijtë tokësore për 8 deri në 14 ditët e ardhshme.

“Nuk ka rëndësi nga vini, Polonia, Franca apo Danimarka, të gjithë duhet të kalojnë kontrollet e nevojshme”, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Këto kufizime të reja vijnë pasi Europa po përjeton një valë të tretë të COVID-19, si pasojë e rritjes së infektimeve me variantin britanik.

OBSH njoftoi se gjatë javës së fundit në Europë u regjistruan 1,648,346 raste të reja dhe 23,820 viktima.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026