Iu prish makina dhe dolën ta shtynin, si ndodhi aksidenti me 1 viktimë në Sarandë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin Sarandë-Ksamil, ku për pasojë ka humbur jetën 15-vjeçari i identifikuar si E.Ç.
Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ me drejtues Elidon Ali po udhëtonte me drejtim Sarandë -Ksamil, teksa një tjetër automjet me drejtues David Cepa udhëtonte po në të njëjtin drejtim ka pësuar defekt.
Për rrjedhojë mjeti i drejtuar nga Cepa është shtyrë nga shtetasit E.Ç 15-vjeç dhe David Çepa në një aks pa ndriçim, kur janë përplasur nga mjeti “Benz”.
15-vjeçari i cili së bashku me Çepën u nisën në spital, nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra, ku dhe ka humbur jetën. Sakaq David Çepa, ndodhet në spital.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Elidon Ali, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë