Ivi Kaso: Kuvendi i 30 prillit vendos datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri
Në 30 prill do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Ivi Kaso deklaroi se në këtë Kuvend do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike, miratohen ndryshimet në statut dhe përcaktimi i një date për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë.
“Do të kërkojë një vendimmarrje specifike të Kuvendit Kombëtar që do të duhet të marrë vendimet përkatëse jo vetëm për përcaktimin e një datë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, por edhe parashikimet statutore sipas të cilave kryetari zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë”, tha Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit.
Sipas Kasos, të ftuar për të marrë pjesë në Kuvend janë edhe deputetët që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
“Informacioni lidhur me mbajtjen e kuvendit u është drejtuar të gjithë demokratëve, veçanërisht deputetëve që kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë përgjegjësi politike”, u shpreh Kaso.
Ai hodhi poshtë akuzat në lidhje me procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në degë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor