Izrael, aktivistët akuzojnë qeverinë për masa kundër grave
Në Izrael, aktivistët e të drejtave të grave janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar lidhur me përpjekjet e qeverisë së re për të ndarë burrat dhe gratë në hapësirat publike.
Aktivistët e të drejtave të grave kanë qenë në frontin e parë të protestave kundër qeverisë aktuale, që vazhdojnë prej tetë muajsh.
Kur një grup vajzash adoleshente, të veshura me pantallona të shkurtra dhe dekolte, hipën kohët e fundit në autobus në Izrael, shoferi i detyroi ato të uleshin në fund të autobusit dhe të mbuloheshin me shall.
Ky veprim shihet si prirje shqetësuese në shoqërinë izraelite.
Një prej vajzave, Eliyah Lior, tregoi për kanalin televiziv Kan 11 se çfarë ndodhi.
“Në autobus kishte burra ultra-ortodoksë dhe sapo hipëm na shikuan me çudi. U ulëm duke mos ditur se çfarë do të ndodhte. U ndjeva e poshtëruar dhe e pafuqishme”.
Shoferi i autobusit u pezullua, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ata që diskriminojnë gratë në autobusë do të ndëshkohen.
Këto lloj incidentesh nuk janë të reja. Ato janë bërë gjithnjë e më të zakonshme ndërsa komuniteti dhe partitë politike ultra-ortodokse fitojnë më shumë hapësirë në qeverinë aktuale dhe propozojnë ligje të reja, ku përfshihet edhe ndarja me baza gjinore në plazhe, parqe kombëtare, koncerte dhe madje edhe në universitete.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit