Izraeli dhe Katari thonë se punojnë për të dërguar ilaçe te pengjet në Gazë

12 Janar 2024 | 20:44

Izraeli dhe Katari po punojnë për të arritur një marrëveshje për dërgimin e ilaçeve te pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi në Gazë, thanë Qeveria izraelite dhe një diplomat më 12 janar.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmit në jug të Izraelit vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftën në Gazë dhe Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë të ashpër ajrore, tokësore dhe detare.

Si Hamasi, ashtu edhe Izraeli, kanë shfaqur vullnet që të lejojnë dërgimin e ilaçeve, tha një diplomat, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se negociatat po vazhdojnë.

Palët janë duke biseduar për aspektet logjistike, përfshirë edhe llojin e ilaçeve që janë të nevojshme dhe si të dërgohen ato, tha diplomati.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ka caktuar kreun e shërbimit të inteligjencës, Mossad, David Barnea, që të diskutojë me Katarin për çështjen e ilaçeve për pengjet. Katari ka shërbyer si ndërmjetës me Hamasin në negociatat e mëhershme për lirimin e pengjeve. Përmes një njoftimi, zyra e Netanyahut tha se dërgimi i ilaçeve mund të ndodhë në ditët në vijim.

Diplomati tha se negociatat për marrëveshje erdhën pasi familjarët e pengjeve u takuan me kryeministrin e Katarit dhe ngritën shqetësimin se disa nga familjarët e tyre kanë nevojë për ilaçe.

Gjatë një armëpushimi, afër 100 pengje ishin liruar në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur në Izrael. Edhe rreth 130 të tjerë, shumica burra, përfshirë edhe 10 që janë mbi moshën 75-vjeçare.

Që kur përfundoi ky armëpushim, Izraeli ka njoftuar se 20 persona kanë vdekur gjatë robërimit, duke bërë që numri i pengjeve të mbetura në Gazë është rreth 110.

Diplomati tha se diskutimet po zhvillohen edhe me organizatat joqeveritare ndërkombëtare lidhur me dërgimin e ilaçeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026