Izraeli do të hakmerret, krerët e ushtrisë: Gati të përballemi me çdo kërcënim
Izraeli do t’i përgjigjet Iranit për sulmin e fundjavës. Kështu paralajmëroi kreu i ushtrisë izraelite, i cili tha se vendi do të qëndrojë në nivelet më të larta të gatishmërisë.
“Irani do të përballet me pasoja për veprimet e tij. Ne do ta zgjedhim përgjigjen tonë. Ushtria mbetet gati të përballet me çdo kërcënim”, deklaroi gjeneral Herzi Halevi, komandant i ushtrisë izraelite.
Ndërkohë, kryeministri iraken Mohammed Shia al Sudani vizitoi Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëdhëniet SHBA-Irak, me takimin që ishte caktuar para sulmit iranian. Një bateri raketash “Patriot” në Ibrik të Irakut rrëzoi të paktën një raketë balistike iraniane.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për sigurinë e Izraelit dhe për një armëpushim që do të sjellë pengjet në shtëpi dhe parandalojë përhapjen e mëtejshme të konfliktit”, tha Biden.
Ndërkohë, kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi fundin e konfliktit dhe që bota të investojë më shumë në zgjidhjen me dy shtete.
“Është jetike që partnerët e tjerë rajonalë të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve shumë më të rënda. Kjo na kujton se sa të rëndësishme janë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit dhe fqinjëve dhe kjo i jep shpresa të çmuara rajonit”, deklaroi Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Qindra simpatizantë të linjës së ashpër të qeverisë iraniane u mblodhën në qendër të Teheranit për të treguar mbështetjen e tyre për sulmin ndaj Izraelit. Demonstruesit mbanin flamuj të Iranit, Gardës Revolucionare dhe Palestinës, si dhe bërtisnin “vdekje Izraelit”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë